Tottenham refuzohet për Carrollin

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 18:32
Newcastle ka refuzuar një ofertë me vlerë prej 23 milionë funtesh nga Tottenhami për sulmuesin Andy Carrol, ka njoftuar Sky Sports News të shtunën. Reprezentuesi anglez ka shkëlqyer në sezonin e tij debutues në Premierligë, duke shënuar 11 gola para se të pësonte lëndim në kofshë. Paraqitjet e tij të mira kanë zgjuar interesim nga një numër i klubeve rivale, ndërsa Tottenhami dëshiron ta sjellë sulmuesin e fuqishëm në White Hart Lane. Mirëpo, Newcastle dëshiron ta mbajë Carrollin dhe ka refuzuar ofertën më të re për 22 vjeçarin.