E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i uron amerikanëve Krishtlindjet

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i dërgoi urimet më të mira popullit amerikan, ndërsa shprehu shpresën që kjo ditë të dhurojë paqe dhe shpresë në të gjithë botën.

Njëkohësisht, ata falënderuan ushtarët dhe veteranët për shërbimin dhe sakrificën që kanë bërë për atdheun, ndërsa u bënë thirrje amerikanëve që të bëjnë më shumë për të tjerët.

”Të japim vetveten, t’i shërbejmë të tjerëve, për këtë është kjo feste. Për familjen time dhe miliona amerikanë, kjo është Krishtlindja. Na kujton atë pjesë, se të duash Zotin, do të thotë të duam njëri-tjetrin, të jemi kujdestar i vëllait dhe motrës sonë. Por, ky besim nuk është vetëm qendra e besimit tonë të krishterë. Ai ndahet nga amerikanët e të gjithë besimeve dhe formimeve. Kjo është arsyeja përse çdo vit duhet të japim vullnetarisht kohën tonë, për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht të vobektit e të pastrehët. Kështu, çfarëdo të besoni, ngado të jeni, le të kujtojmë shpirtin e kujdesit, që na lidh në këtë festë si amerikanë”, u shpreh Obama, në porosinë e tij të urimit, të transmetuar në televizion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›