E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me bombë në një kishë në Nigeri

Një shpërthim bombe shkatërroi një kishë të krishtere pranë kryeqytetit nigerian, Abuja, me ç’rast njoftohet se kanë humbur jetën së paku 19 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në kishën e “Shën Terezës”, në Medalla, në kohën kur po mbahej mesha e Krishtlindjeve.

Një zyrtar vendas u shpreh për reporterët se situata ishte aq dramatike, sa që autoritetet nuk kishin autoambulanca për të transportuar në spital të gjithë të lënduarit.

Sasia e eksplozivit ka qenë e tillë, sa që shpërthimi është ndjerë deri disa kilometra larg, ndërsa xhamat e shtëpive pranë janë thyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›