Obama jashtëtokësor!

Mund të jetë shkaktuar nga forma e vijës së tij të flokëve, apo është thjeshtë një truk i dritës.
Por blogerët në SHBA janë të bindur se “plaga” në kokën e presidentit amerikan, Barack Obama, është shkaktuar nga diçka tjetër.
Ithtarët e teorive të konspiracionit theksojnë se vija, e cila shtrihet deri në kreun e kokës së presidentit, nga veshi i tij i djathtë, dëshmon se ai ka pasur një operacion në kokë.
Ata sugjerojnë se ky operim mund të jetë çdo gjë, duke filluar nga një procedurë rutinore, ose ndoshta edhe ndërhyrje e jashtëtokësorëve.
Në forumin e tij konservator, komentatori Ben Hart shkroi:”Çka është operimi i trurit? A ka pasur ndikim në mënyrën e tij të të menduarit? A është ai vërtetë një jashtëtokësor nga një planet tjetër?”
Shtëpia e Bardhë i cilësoi si “qesharake” këto teori.