Afrika e Jugut 2010Brazil- Holandepërballen superfuqite
TIRANE- Sot fillojnë ndeshjet çerekfinale në kuadër të kampionatit botëror të futbollit Afrika e Jugut 2010. Ndeshjet e parapara për sot janë Holandë-Brazil dhe Uruguaji-Gana. Gana është ekipi i vetëm afrikan që ka mbetur në garë. Holandë- Brazil është kryendeshja e parë e çerekfinaleve të Kupës së Botës. Përballë do të jenë dy skuadrat që zhvillojnë pa më të voglin dyshim futbollin më të bukur në botë, ndonëse në Afrikën e Jugut janë shfaqur me një stil tjetër në krahasim me atë të zakonshmin. Nëse tulipanët, ata që gjithnjë kanë treguar spektakël në fushat e lojës, duan të ndryshojnë famën e tyre prej humbësish të bukur, fillimisht duhet të mundin Brazilin në përballjen e sotme në Port Elizabet. Brazili mundi 3-2 Holandën në Botërorin e vitit 1994, ndërsa fitoi me penallti 4 vjet më pas në Francë. Por, këtë herë holandezët vijnë në Botëror me rekordin e 23 ndeshjeve pa humbje. "E njohim shumë mirë Holandën dhe e dimë që është një skuadër e vështirë, - deklaroi Karlos Dunga. - Futbolli i tyre është shumë i ngja¬shëm me atë në Amer¬ikën e Jugut, pasi hola¬ndezët nuk qëndrojnë shumë në mbrojtje dhe nuk bazohen te topat e gjatë. Kanë shumë cilësi teknike dhe duhet të jemi gati për këtë", shtoi tekniku brazilian.
Holanda e fitoi grupin E me 9 pikë të plota, ndërkohë që në dy ndeshjet e fundit ajo ka rigjetur yllin e saj Arjen Roben, i cili e ka lënë pas tërheqjen e pësuar përpara startit të Botërorit. Takimi do të arbitrohet nga japonezi Nishimura. Uruguaj-Gana do të luhet në 20.30 minuta. Gana është ekipi i vetëm afrikan që ka mbetur në garë.
(GSH/balkanWeb)