Obama kalon provën e parë, Komisioni i Jashtëm "OK" sulmit në Siri
SHBA- Kërkesa e presidentit Barack Obama për ndërhyrje ushtarake në Siri kalon provën e parë në Komisionin e Jashtëm të Senatit që ka miratuar një propozim të tillë me 10 vota pro dhe 7 kundër.
Ndërkohë një votim i plotë për një masë të tillë do të votohet në senat javën tjetër. Një miratim i tillë vjen në një kohë që shefi i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet të marrë sa më shumë mbështetje për një ndërhyrje ushtarake që synon ndëshkimin e regjimit të presidentit Assad për sulmin me armë kimike ndaj popullsisë civile.
Një masë e tillë lejon ndërhyrjen e limituar prej 90 ditësh, ndërsa nuk parashikohet dërgimi i trupave tokësore në terren. Pavarësisht votimit të sotëm, fati i këtij projekligji në Senat është ende i paqartë. Deri më tani, vetëm 21 senatorë kanë deklaruar mbështetjen e tyre për këtë rezolutë, ndërsa 13 të tjerë kanë deklaruar se nuk e mbështesin atë. 66 të tjerë janë ende të pavendosur.
(e.m/e.kaçorri/BalkanWeb)