Obama kërkon bashkëpunim me qarqet afgane
Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama bëri të ditur se është i hapur ndaj idesë për bashkëpunim me anëtarët e moderuar të organizatës së Talibanit që lufton ndaj udhëheqjes në Afganistan. Gazeta Neë York Times, publikoi në faqen e saj të internetit reportazhin që bëri me Presidentin Obama. Presidenti Obama, ka theksuar se disa nga sukseset e vendit të tij në Irak burojnë nga bashkëpunimi me ata që kanë jetuar konflikte me Al Kaedën.
Duke theksuar se zgjidhja e problemit në Afganistan do të jetë i vështirë, Obama u shpreh se në Afganistan dhe Pakistan mund të gjenden mundësi të tilla. Përpara se të zgjidhej president, Obama, i cili muajin e kaluar aprovoi dërgimin në Afganistan edhe të 17 mijë ushtarëve, kishte deklaruar se mund të bëheshin takime me liderët e moderuar të Talibanit