E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tivari shprehes i antishqiptarizmit te Enverit Ramizit e Nexhmijes

26-09-2010 / Nga Kostaq Xoxa

Drama e madhe e ekzekutimit pa gjyq te shqiptareve nen thundren e Tito-Rankovicit eshte nje tregues i pashlyeshem i tradhtise kombetare te Enver Hoxhes. Eumlshte njeheresh nje njolle antikombetare e titullarit me te larte te forcave partizane ne veri te kufijve zyrtare te Shqiperise Ramiz Alise. Eumlshte nje pernjolloses i paskrupullt i orvatjes demagogjike te Nexhmije Hoxhes per ta paraqitur ne menyre te falsifikuar historine shqiptare te luftes dhe te pasluftes permes kujtimeve te falsifikuara dhe propagandistike te saj.
Kjo faqe e zeze e panegjirizmit komunist ne libra si ai i Hysni Milloshit per Shefqet Pecin qe flet per 500 te vrare te pafajshem nga bandat e antishqiptare te armiqve shekullore te vendit tone ndersa u vrane dhjete here me shume duhet ti shqetesonte enveristet tane nese u ka mbetur ne shpirt ndonje fije atdhedashurie. Per te lare e shpelare terrorizmin komunist majtistet e skajshem te vendit tone quajne atentat nje vdekje aksidentale automobilistike te te ndjerit K. Trebicka ne nje fushe krejtesisht te hapur ku atentatori nuk mund te mund te gjente dot vrime per tu fshehur. Ngrene versione te paqena per jeten e nje njeriu kur vrasja me prapamendim e 5000 shqiptareve kerkojne qe te mbetet edhe sot e kesaj dite nen hijen e misterit qe te mos preken pergjegjesit komuniste te kesaj kasaphane te perbindshme.
Ramiz Alia ishte ngarkuar qe te tejkalonte kufijte veriore jo per tu ardhur ne ndihme forcave jugosllave kunder gjermaneve - se keta te fundit ishin ne terheqje - por per te nenshtruar shqiptaret e Kosoves e te Malit te Zi te cilet nuk pranonin tu nenshtroheshin kolonizatoreve serbo-malazeze. Keta shqiptare paralizoheshin vetem kur gjendeshin para flamurit shqiptar packa se me yll ne krye te shqiponjes. . .
Ish-nacionalclirimtari Preng Gruda qe u shnderrua ne antikomunist shkruan ne Ditarin e nji zemre te lendueme
Tuz 7.02.45 Mbledhje e madhe shume e randesishme per te gjithe krahinen ne Tuz Ne tribune ushtarake te Tiranes te nenshtruem Beogradit dhe ushtarake te Malit te Zi.
Mbledhjen e hapi gjen. Gjoke Mirashovici si zot shtepie ne shtepi te huej. Foli serbisht. Kundershtimet tona per perkthimin ne shqip shkuen kot. Te tre bashke me Millosh Rashovicin dhe me Vasi Popovicin vulosen mandatin se kjo krahine shqiptare ishte ba prap pjese e pandashme e Jugosllavise.
Ma pas e muer fjalen gjen. Shefqet Peci. Krejt i zhburrnuem forcoi fjalet e shokeve malazeze ne dam te kombit te vet. Lajmoi cakun e kufinit dhunues ne Han te Hotit dhe i urdhnoi malsoret me ua dorezue armet aty per aty malazezeve Mandej ky tradhtar faqezi u tha malazezeve
-Merrini keta derra reaksionare e bejini terbijet se Shqiperise nuk i duhen gje prej gjeje. Ja ku e keni dajakun qe ti rrihni ja edhe litarin qe ti varni po qeacute se nuk ju duan dhe nuk e vijojne me ju ndertimin e socializmit

Vetem kjo thenie qe sapo lexuam se bashku e permbys kryeseprapthi librin panegjirik te Hysni Milloshit Gjenerali legjendar2001 me recenzente Xhemil Frasherin dhe Sevo Tarifen. Ky liber per Sh. Pecin eshte kuintesenca e mashtrimit dhe e falsifikimit. Ka dhjetera episode qe e vertetojne por po jap vetem nje rast Ne faqen 450 pas elozheve jashtekohore per Miladinin shkruan Fjalet e Miladinit ishin te ngrohta e miqesore. Nuk mund ti shkonte ne mendje se ky njeri i shquar komunist i ndershem mik i sinqerte i shqiptareve do te vritej pas pak kohesh pikerisht prej njefare Haki Tafa ne te vertete Taha qe e kishte njohur ne Normalen e Elbasanit bile ky Hakiu kishte dashur ta vriste edhe Sheqetin. Pas 27 faqesh Hysni Milloshi harron cka shkruar ne f. 450 dhe ne f. 477 na thote se ne nentorin e vitit 1989 - ne nje kohe kur komunizmi kishte marre fund kudo dhe ne Shqiperi po i tundeshin themelet per ta permbysur edhe ketu - permend Sh.Pecin qe nisi ta shkruaje si njeri i letrave per ta deklaruar ne shtypin e kohes nje leter. Ja cfare shkruan... Mua mu ngarkua detyra qe tu flisja kosovareve per Luften Antifashiste... E pame sesi fliste per dorezim armesh e per ti bere terbijet derrat kosovare. Ne mars te vitit 1945 nja 500 djem te rinj kosovare nja dhjete here me shume ndash ne te vertete i prune jugosllavet nga Kosova per ne Shkoder per te kaluar ne Mal te Zi para syve te komandave e te partizaneve shqiptare dhe kur kosovaret po hanin dreken komanda serbe qe shoqeronte kolonen keta shoqerues vrastare a nuk u pane nga komanda shqiptare ne Shkoder komanda serbe qe shoqeronte kolonen zuri pozicione rreth e rrotull nje kodre ku u be nje masaker e vertete me urdher te Rankovicit. Ne rreshtat qe pasojne Sh.Peci thote se te nesermen kur po vinte nga Mali i Zi nje sekretar i KQ i cili qe transferuar si sekretar politik per Kosoven ne vend te Miladin Popovicit qe ishte vrare nga banda Tito-Rankovic ....
Si mjegullohen gjerat dhe tani na del se Miladinin e paska vrare banada Tito-Rankovic kur kjo bande ne te vertete kishte vrare aty per aty Haki Tahen ne hakmarrjen e menjehershme ndaj vrasjes se ketij serbomadhi me emrin Miladin Popovic Perse Miladini shihet me syrin e superlativave te hershme te E. Hoxhes ndaj Miladinit kur vete diktatori ne plen. e Beratit nentor 1944 duke iu bashkuar tashme Velimir Stojnicit e quajti Miladinin terrorist Vrasjen e Mustafa Gjinishit e kishte pohuar se kjo kishte autoresine e Miladinit - atij vete Enverit. Pastaj perse Shefqeti nuk pipetiu per kete masaker 5000 kosovaresh qe ai e thjeshteson ne 500 ne kohen e Enverit por ne nentor te 1989-s Perse na kerkohet te na kallet pershtypja se per keto ceshtje mund te flitej ne kohen e E. Hoxhes kur ky i kishte thene deshifrantit Islam Kadesha - ne fonogramin e deshifruar qe ky i coi ne zyre - qe ta mbante gojen te qepur mire se i ikte koka
Ne perfundim te kesaj nderhyrjeje me duhet te perseris dhe ia vlen te perseritet cdo dite se historiografia e komunisteve eshte fund e krye e perdhosur. Nga Hysni Milloshi e nga Xhemil Frasheri nuk mund te presesh vertetesi. Me vjen keq vetem se Dritero Agolli te cilit smund ti mohohet talenti hyn shpesh ne keto hulli te pabesueshme jo vetem ne vjershen e tij prej 11 strofash qe hap faqet e librit mashtruesGjenerali legjendar por edhe ne parathenien apologjetike ndaj Haxhi Lleshit apo edhe ne protesten per venien e emrit te nje cope te bulevardit qe u quajt Zogu I. Perse nuk protestoi kur kishte pasur emertimin Bulevardi Stalin
E meqe e permendem poezine e tij le te riprodhojme strofen e fundit
Dhe naganti nuk na ngeci
Qe ne Kuc e Vishegrad
Mgriti kenge Shefqet Peci
Komandanti yne lab...
Historia e vertete e brigadave tona pertej kufirit zyrtar verior shformohet edhe ne vargje tani mund te vertetohet ne menyre te pakontestueshme se perse E.H.-a i coi partizanet tane pertej kufijve tane veriore per interesa te klikes titiste.
Ketu del nje problem i mprehte se historiografine e vertete smund ta bejne historiane te vetequajtur si te tille te tipit Paskal Milo me shoke qe metojne ti japin leksione sesi te behet historia kryetarit te ekzekutivit tone njerit prej prekursoreve te pare te rrezimit te komunizmit ne vendin tone Se cilet jane komuniste dhe cilet jane antikomuniste per kete nuk mund te na japin mend as ata qe e vune Enverin sa nje faqe muri ne ministrine e Jashtme te pas 97-s as ata te ekzaltimit te figures se E. Hoxhes ne Pezen e tradhtuar as ata mercenare qe bejne politiken e populisteve te E.Rames pasi ia drodhen demokracise per tu majmur as te pavotuarit arriviste qe skane ci duhen as Edvinit
Eumlshte e qarte se tanime enveristet e kamufluar dhe te hapur nuk duan as lustracionin as zbardhjen e Masakres se Tivarit.
Mos ti rreje mendja se Rezolucioni i AP-se se KE-se per denimin e krimeve te diktaturave eshte formuluar qe te tallen komunistet tane me te. Koha nuk do te ece per ta Tivari do te zbardhet plotesisht ndash sic ka deklaruar Sali Berisha.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›