E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit - tre fakte bashkefajesie te ndodhura brenda shtetit shqiptar sovran

26-09-2010 / Nga Ramiz Lushaj

Ne burgun e qytetit te Shkodres ne prill te vitit 1945 i sollen dy te rinj shtatlarte te pashem energjik. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Njeri po shkonte per 19 vjec e tjetri po kapte 20 vjec.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptareve te Kosoves qe serbet po i conin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kapen dhe i futen ne burg duke i trajtuar si dezertore armiqe etj. Me afrohet ky djali me i rritshem ne moshe qe kishte pak dite i martuar e me lene nje amanet Nuk i dihet punes e jetes sone...po ke me shkue ne shtepine time ne Kabash e ke me miu thane qe ta lane te lire nusen time per me shkue ne shtepine e vet me pa fatin e jetes se vet se une.... Ky rrefim i nje kuksiani te thyer ne moshe me ka preke thelle ne shpirt pasi ky amanet me ngjan si ne ato legjendat shqiptare si ne kenget epike historike ku luftonim me shtate krajli...
Pas dy a tri ditesh e vazhdon biseden ky kuksian vijne ne burg dy oficere jugosllave. Nuk e mora vesh a ishin serbe apo malazeze po te palet jane njesoj ne qendrimet shoviniste ndaj shqiptareve. Ata shoqeroheshin nga nje gardian i burgut te Shkodres...Nxoren nje leter. I thirren emrat atyne dy djemve te rinj e ua leshuan do fjale kercenuese ne serbisht tuj i vu perpara si te ishin berra. Kushedi se nga i cuan e ku ua hodhen trupat e pajete ne ndonje skaj rruge rrjedhe lumi apo grope mali. Askush nuk diti gja per fatin e tyre. Pas tre muajsh dola edhe une nga burgu po ia kisha harrue emnin atij djali te martuem. Amaneti me ka mbete peng ne zemer per tane jeten...
Kjo mu kujtue tani qe po flitet per Masakren e Tivarit 1945. Ky fakt perben nje nga tragjedite e shumta te shqiptareve te Kosoves e te trevave te tjera etnike shqiptare ne ish-Jugosllavi qe perjetuan brenda kufijve te shtetit ame ne Shqiperine Londineze te 1913-tes. Ende sot e gjithe jeten mbetem i befasuar e indinjuar se si mund te ndodhin keshtu ne Shqiperine time shtet sovran prej 33 vjetesh mbi kater muaj i cliruar nga gjermanet nentor 1944 me qeveri te krijuar nje vit me pare maj 1944 qe te hyjne oficeret e OZNA-s Sigurimit Jugosllav deri ne birucat e errta te burgjeve shqiptare e te marrin prej andej shqiptaret si te ishin placke tregu. Nuk eshte aq e rende burgosja e tyre sa ceshte e pafalshme perjetesisht dorezimi i tyre ne kete menyre tek jugosllavet te cilet i vrasin pa meshire pa ligje ne token shqiptare . Shtohet pyetja A kishin kacik e pelcik ta benin nje veprim te tille komunistat shqiptare fjala vjen cifti i R.Alise komisar politik i Divizionit V-S te UNCSh ne Kosove Jo. Atehere pse e si ndodhte kjone territorin shqiptar ne burgun e Shkodres Mjafton vetem ky fakt per te deshmue se PKSH nga lideri i pare i saj E. Hoxha e deri te lideri me i fundit R.Alia keta vasal te gjunjezuem te Titos e emisraeve te tij kane gishtin e shpirtin te ngjyem ne Masakren e Tivarit qe ende kullon gjak...
2. Me 30 mars 1945 kolona e dyte rreth ores 14.00 kane hyre ne qytetin e Shkodres ku ne te dy anet e rruges jane pershendet nga mijera qytetare shkodrane. Gjate kesaj kohe shkodranet sollen ushqime dhe uje per vellezerit e tyre nga Kosova te lodhur te etur e te uritur por xhelatet serbo-malazeze te ndihmuar edhe nga forcat e ndjekjes e sigurimit shqiptar e ndaluan nje gje te tille dhe me shpejtesi kolona e te mobilizuarve u vendos ne nje kazerme aty ne kodren e larte ne Rozafat. Nga keta shqiptare mbi 1.700 prej tyre u masakruan te pasnesermen ne Monopolin e Duhanit ne Tivarin e Ri. e K. Xoxe pas kesaj tragjedie te pashembull deklaronte u vrane ca kosovare mire ua bejne etj. Ende sot e tane jeten indinjohem se si mund ta lejonin kete paturpesi E. Hoxha. K.Xoxe qe keto dite ndodhej ne Shkoder etj. qe ne token shqiptare te mos mundej shqiptari me ia dhane doren shqiptarit qe te mos mundej shqiptari me ia dhane nje gote uje e nje cope buke shqiptarit Ndryshe krejt ndryshe ndodhi ne Raguze te Kroacise porsa e kapercen kufinin e Malit te Zi ku u helmuan 800 shqiptare te viseve shqitare ne Maqedoni FYROM te cilet ishin te kolones se trete te nisun me 27 mars 1945 nga prizreni kryeqendra e Kosoves.Askush nuk e dine saktesisht se sa shqiptare e humben jeten ne kete tragjedi po numri i tyre sipas disa burimeve te besueshme shkon deri ne 650 shqiptare. Disa perjetues e mbijetues te kesaj tragjedie pos asaj te Tivarit nga fshatrat Debreshi e Vranjevci te Gostivarit pohojne se kur u helmuan populli i Raguzes masivisht iu coi qumesht veze etj. edhe ne spitalet e qytetit kroat cka kjo bujari shume prej tyne edhe ua shpetoi jeten.
Perballe ketyre realiteteve te kunderta te ndodhune ne te njejten kohe ne Kroaci republike e Jugosllavise Avnojiste dhe ne shtetin shqiptar ne shtetin ame lind prape pyetja tjeter A i akuzon Masakra e Tivarit shtetin komunist te Shqiperise lideret e saj E. Hoxha R. Alia H.Lleshi Koci Xoxe etj
Patjeter e boterisht. Mjafton vetem ky fakt per te deshmue bashkefajesine e PKSH e liderve te saj te shitun tek Tito e PKJ qe sot mbeten te damkuar e te turperuar perballe historise shqiptare ne bashkekryerjen e Masakres se Tivarit.
3. Pikerisht ne Kukesin e Vjeter sot te mbuluar nga liqeni i Fierzes kur mbrrini kolona e pare e shqiptareve te Kosoves e nisur me 24 mars 1945 nga Prizreni sipas raportit te Shtabit te Kolones se Armates IV Jugosllave ndodhi nje rremuje ku nje grup prej dhjete syresh arriti te ikte.... Ku shkuan U futen ne zabelin e sotem te qytetit te Kukesit ku iu versulen forcat e ndjekjes se shtetit shqiptar duke i gjuajte me bresheri plumbash e fyer me etiketimet tradhtare armiqe etj. pavareisht se u thoshin jemi vllazen kena ike prej shkaut serbit a keni bese etj. Kjo masaker e zabelit edhe sot ka gjurme... Kete tragjedi shqiptare me elemente te luftes civile e deshmojne edhe dokumentat serbe keta 10 shqiptare te kolones se pare do te ndeshen me partizanet shqiptare. Burimi arkivor AVII K-1411 1-6 Strogo pov. 53 08.04.1945 dhe AVII K-1411 1-5 08.04.1945. Kesaj te vertete i shtojme edhe faktin tjeter se ne raportet serbe e malazeze keta 10 shqiptare figurojne te crregjistruar kur iu dorezue kolona e pare e shqiptareve Divizionit te IX-te te Armates se IV Jugosllave. Ky rast tragjik ndonese i vecuar si masaker e kryer nga vet shqiptaret eshte nje tjeter akt-akuze e rende per udheheqjen komuniste shqiptare si bashkefajtore ne Masakren e Tivarit.
4. Keto tre fakte e rrezojne alibine e hedhur nga R.Alia e Co. se me kete ceshtje te merren kosovaret te pergjigjen vete ata shqiptaret e Kosoves etj. etj. dhe nuk mund ta largojne ate nga vendi i krimit ne Tivar pasi ishte nje nga kuadrot kryesore qe kontriboi aktivisht ne mobilizimin e nisjen e shqiptareve te Kosoves Maqedonise Lugines se Presheves etj. drejt varrit me te madh te shqiptareve ne Ballkan. Ne rast se politika e drejtesia shqiptare ne Republiken e Shqiperise nuk i shkon deri ne fund te vertetes per zbardhjen e Masakres se Tivarit duke nxjerre pergjgjegjesite politike historike e juridike per udheheqjen komuniste te kohes pavareisht nga ikjet nga vendi i krimit qe synojne e organizojne R.Alia e Co. atehere te dy palet do te jene njesoj bashkefajtore perballe historise e pergjate brezave shqiptare ne te gjitha viset etnike shqiptare ne Ballkan.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›