Jo vetem lideri por edhe perberja e kryesise qendrore te LDK-se meriton vemendje
1. LDK-ja si partia e pare politike nuk e pati veshtire qe te jete partia me dominante ne Kosove per vite te tera. Gjithe shqiptaret qe e deshen Kosoven u renditen pas saj. Kjo parti u be partia me popullore e Kosoves. Popullariteti i saj u ruajt gjate gjithe kohes sa qe gjalle presidenti i saj dr. Ibrahim Rugova. Deri ne prag te luftes edhe LDK-ja edhe lideri i saj Rugova ishin barabaresisht te popullarizuar. Pas luftes ishte Rugova ai qe me karizmen e tij arriti tia ruaje kesaj partie popullaritetin deri ne masen qe te jete partia e pare politike e Kosoves.
Tronditja ne kete parti sic e dime tani te gjithe erdhi pas vdekjes se dr. Ibrahim Rugoves por edhe per shkak te ambicieve te njerezve qe kishin qene afer tij per ta rrembyer kreun e saj. Sejdiu dhe Daci duke qene jetikisht te interesuar ta zevendesonin dr. Rugoven e polarizuan aq shume partine saqe skishte se si te kalonte ndryshe Kuvendi Zgjedhor i 2006-tes pos ashtu si pati perfunduar me rrahje. Dhe kjo rrahje pastaj u be shkaku kryesor qe te zhgenjehet nje pjese e elektoratit te LDK-se. E qe nga ky zhgenjim ta bojkotojne kete parti ne dy pale zgjedhje.
Vec kesaj LDK-se goditjen me te madhe ia dha Nexhat Daci i cili vete e kishte pranuar lojen e polarizimit brenda partise. E ne momentin kur nuk fitoi padrejtesisht e krijoi partine e vet. Them padrejtesisht sepse ai pasi e kishte pranuar ashtu garen tipikisht te polarizuar duhej te pajtohej me fatin e humbjes dhe duhej te qendronte bashke me perkrahesit e tij brenda LDK-se. Daci nuk mundi ti perballoje te dy humbjet e veta-ate kur e hoqen nga kreu i LDK-se dhe ate kur nuk i fitoi zgjedhjet. Ra pre e ketij mosdurimi. Dhe humbi shansat qe pas kater vjetesh te jete njeriu qe do te ishte kandidati fitues. Po ti kishte duruar ato dy sfida per Dacin do te kishin votuar shumica e delegateve ne kuvendin e kesaj partie qe do te mbahet kete dhjetor. Kjo qe them do te ndodhte sigurt sepse qendrimi brenda partise i Dacit pas atyre dy humbjeve do ta shtonte shume popullaritetin e Nexhat Dacit ne LDK. Ashtu si veproi Daci - ai e djegu veten. Nga partia qe e formoi Daci sfitoi asgje. Fituan do vende ne Parlamentin e Kosoves vetem disa prej atyre qe e nxiten kete ta formonte LDD-ne.
Largimi i Dacit nga LDK-ja ka qene humbje e madhe per LDK-ne ne tri plane. E para humbi nje njeri me peshe intelektuale dhe me peshe ne nje pjese te ai elektorat qe e perkrahu e qe me ate perkrahje e zbriti LDK-ne nga te qenen partia e pare. E dyta LDK-ja i shkaktoi demin me te madh vetes duke lejuar qe vetem nje grup rreth Sejdiut shumica e te cileve paten pesuar fiasko neper zgjedhje te pozicionohen neper pozita te larta shteterore. Pra humbesit e zgjedhjeve u rifaktorizuan nga ana Sejdiut qe ishte nje gabim i madh i tij gje qe edhe iu hakmor atij te njerezit me ndikim ne LDK qe tash ia luajten lojen qe Gjykata Kushtetuese ta pengoje rikandidimin e tij.
Mirepo per mendimin tim moskandidimi i Sejdiut tash do ti sjelle deme te reja LDK-se. Ja pse Eumlshte e vertete se Sejdiu tanipertani eshte faktori kryesor i konsolidimit te partise sic ka thene nje politikan i LDK-se. Cdo figure e re nuk do te mund te gjendej ne parti as ta kontrollonte partine me mire se Fatmir Sejdiu i cili ka dy virtyte shume te rendesishme per ta udhehequr LDK-ne. E para eshte jashtezakonisht intelektual i madh. E dyta duke qene nje orator i shkelqyeshem ka qene i vetmi politikan qe vertet dinjitetshem e ka prezantuar Kosoven ne skenen nderkombetare. Ky prezantim i dinjiteteshem kjo oratori e forte e Sejdiut- ia ka shtuar autoritetin Sejdiut te pjesa me intelektuale e LDK-se. Nderrimi i tij qofte me Bukoshin qofte me Isa Mustafen qofte me dike tjeter-sigurt do te jete nje humbje e re e LDK-se. Meqe Sejdiu eshte konsoliduar vete dhe bashke me te edhe partia vetem ai do tia sjellte fitoren LDK-se ne zgjedhjet e reja. Nese insistohet te nderrohet Sejdiu tash kur e ka krijuar reputacionin e nje politikani shume te mencur ata qe do ta luajne kete loje - do te jene shkaktaret e fiaskos se re te kesaj partie ne zgjdhjet e ardhshme. Fatmir Sejdiu aktualisht eshte figura me e rendesishme politike ne LDK. Prandaj ata qe mendojne ndryshe duhet ta analizojne mire se kah po e shpiejne LDK-ne.
2. Fitorja e sigurt e LDK-se do te ishte shume e lehte me kete skeme Sejdiu kryetar partie kurse nenkryetare te saj do te duhej te ishin Uke Rugova Ali Lajci Bujar Bukoshi Isa Mustafa dhe Eqrem Kryeziu. Edhe anetaret e tjere te kryesise do te duhej te ishin njerez me peshe politike e jo si deri me sot qe ata te inkuadrohen ne kryesi pa e pasur peshen taman politike as neper komunat e veta. Ata qe zgjedhen ne kryesi ose duhet te jene intelektuale te deshmuar dhe me peshe intelektuale p.sh. si Sabri Hamiti ose njerez qe kane reputacion kombetar p.sh. si Ali Lajci etj.
Personalisht jam habitur edhe me dr. Rugoven sa ishte gjalle. Ai i poziciononte ne kryesine qendrore disa figura jo te njohura per publikun e gjere e nuk e perfshinte Ali Lajcin Per dallim prej tij Sejdiu e inkuadroi Lajcin ne kryesine qendrore te partise por ne anen tjeter Aliut iu luajt loja ne Peje qe te mos rikandidonte per kryetar komune. Edhe moslejimi i rikandidimit te Ali Lajcit per kryetar te Pejes LDK-se i shkaktoi deme te medha sepse elektorati ne Dukagjin duke e respektuar popullaritetin kombetar te Ali Lajcit e denoi LDK-ne ne Rrafshin e Dukagjinit.
3. Por ti kthehem temes. Me Uke Rugoven me Ali Lajcin Bujar Bukoshin Isa Mustafen dhe Eqrem Kryeziun si pese nenkryetaret e partise dhe me Sejdiun si kryetar te saj LDK-ja do te fitonte binshem ne zgjedhjet parlamentare te ardhshme. Ndryshe kushdo qe te vije lider madje edhe vete Sejdiu pa keta qe i apostrofova LDK-ja do te pesoje humbje. Eumlshte e rendesishme shume edhe perberja e nenkryetareve te kryesise si dhe e anetareve te saj. Madje tash shume me shume se sa kush do te jete lideri i saj. Ne nje perberje te lartpermendur LDK-ja do tia shtonte vetes seriozitetin politik. Sic ka qene perberja e saj deri me sot perjashto ketu vetem perberjen e pare kur ne te ishin Mehmet Kraha Milazim Krasniqi Jusuf Buxhovi Ibrahim Berisha Fehmi Agani Hysajet Hyseni etj. qe ishin emra te deshmuar - nese vazhdohet keshtu kushdo te vije lider i LDK-se pa i perfshire figurat kryesore te parise LDK-ja nuk do te kete te ardhme te ndritur.