E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kryeson ne sondazhe

Presidenti amerikan, Barack Obama vijon të thellojë epërsinë e tij ndaj kandidatit republikan, Mitt Romney  me 7 % më shumë. Analistët mendojnë se presidenti aktual ka arritur të sigurojë mbështetjen e votueve të pavarur mes optimizmit në rritje për ekonominë amerikane. Në sondazhin e publikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Obama u mbështet nga 49 për qind e votuesve, në krahasim me 42 për qind që mbështetën rivalin e tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Një shumicë e të anketuarve vlerëson se Obama ishte më i fortë sesa Romney për tema të tilla si kujdesi shëndetësor, Afganistani dhe lufta kundër terrorizmit. Romney kishte një avantazh prej një pike ndaj Obamës për çështjen e emigracionit. Në një ndalesë në kuadër të fushatës në Michigan, ish guvernatori i Masacusets vijoi sulmet kundër Obamës, duke u thënë përkrahësve se presidenti ishte duke e shndërruar Amerikën si Evropa me nivele të larta borxhi dhe papunësie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›