E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votuesit akuzojnë Holande: Hipokrit

Presidenti i ri francez, Fransua Holande, është akuzuar për hipokrizi pasi e ka bërë udhëtimin e tij të parë në një avion privat, që kushtonte 12.000 euro në orë. Lideri i krahut të majtë lëvizi nga Parisi me avionin luksoz Falcon 900 pak orë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale. Udhëtimi i tij 45-minutësh u bë për të mbajtur fjalimin para mbështetësve në një koncert në shesh në kryeqytet, pasi kaloi pasditen në qytetin e tij, Tulle. Udhëtimi i ti luksoz ndodhi pak pas fushatës presidenciale, ku ai kishte premtuar se do të ishte president normal dhe se, nëse do të fitonte, do të udhëtonte me tren. Përdoruesit e Twitter e kanë sulmuar presidentin 57-vjeçar në ueb, duke thënë se ai theu premtimin dhe se është po aq i tërhequr nga luksi sa Presidenti i mëparshëm, Nikolas Sarkozi. Mediat franceze shkruajnë se imazhi i Holande nuk po merr nota të mira, pasi pak orë pas zgjedhjes ai u akuzua për hipokrizi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›