E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat e Republikes se Kosoves, ne duar te qytetareve prej 21 korrikut

Pasaportat e Republikes se Kosoves jane duke u prodhuar ne Lajpcig te Gjermanise dhe i plotesojne te gjitha standardet evropiane. Dizajni dhe te dhenat personale jane bere me teknologjine me te persosur dhe eshte e pamundur te falsifikohen. Kjo pasaporte i ploteson te gjitha rekomandimet e organizates nderkombetar te aviacionit civil dhe te Bashkimit Evropian, pasi teknika e prodhimit te pasaportave ka shkuar sipas propozimeve te dhena nga BE-ja. Siguria e pasaportave eshte e nivelit mjaft te larte sepse te dhenat personale te shenuara ne pasaporte jane te dukshme vetem permes rrezeve ultraviolete. Pasaportat e shtetit te Kosoves, vleresohen larte edhe nga zyrtare te ministrise se Puneve te Brendshme ne Gjermani, ata theksojne se nuk duhet te ekzistoj asnje lloj dyshimi dhe frike sa i perket cilesise se pasaportave. Pasaportat e reja do t’u shperndahen te gjitha shteteve anetare te OKB-se, kjo do te behet nga ministria e Puneve te Brendshme, me qellim qe ato te shohin nga afer pasaportat e reja te Republikes se Kosoves. Pak dite me pare u prezantua raporti perfundimtar i pilot-projektit: "Azhornimi i sistemit te adresave ne Regjistrin Qendror te dhenave per qytetin e Ferizajt" Ne kete prezantim mori pjese Zenun Pajaziti, minister i Puneve te Brendshem. “Me ka pelqyer ideja e avancimit te regjistrit civil, ideja e menaxhimit te dhenave ne formen elektronike dhe ne pergjithesi ideja se ne Kosove ta kemi nje regjister civil, i cili do te perdoret ne menyre efektive, jo vetem per zgjedhjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por edhe nga institucione te tjera qe i shfrytezojne keto te dhena”, u shpreh Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›