E Shtunë, 31 Tetor 2026

DiKarlo: Donacionet per Kosoven i tejkaluan pritjet

Ndihma financiare prej 1.9 miliarde dollare amerikane e ofruar ne konference e donatoreve per Kosoven ne Bruksel i tejkalon parashikimet financiare te parapara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pohon Rozmari DiKarlo zyrtare e larte e Departamentit amerikan te Shtetit. “Konferenca e donatoreve per mbeshtetjen e Kosoves ka qene nje ngjarje tejet e rendesishme. Jemi shume te kenaqur me gatishmerine dhe donacionet e paralajmeruara nga Komisioni Evropian dhe donatore te tjere te cilet i tejkalojne pritjet tona”, tha Rozmari DiKarlo. Donatoret nderkombetar te mbledhur ne nje konference ne Bruksel i kane premtuar Kosoves 1 miliard e 900 milione dollare amerikane per zhvillimin ekonomik, reforma te ndryshme dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.

Ndersa mbeshtetja financiare per Kosoven, nga zyrtaret kosovare shihet si mbeshtetje per shtetin me te ri ne Evrope qe pas pavaresise politike, te fitoje edhe pavaresine ekonomike. Konferenca e Donatoreve eshte nje e arritur per Kosoven dhe tregon se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet tjera nuk e kane lene anash Kosoven dhe zhvillimin e saj si shtet, thone perfaqesues politike kosovare. Paraa pak ditesh, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, e ka cilesuar mbeshtetjen e Kosoves ne kete Konference si nje hap qe shkon pertej njohjes diplomatike dhe si nje mbeshtetje per Kosoven ne rimekembjen e saj si shtet i qendrueshem. Nderkohe, edhe analiste e deputete kosovare e cmojne lart gatishmerine e treguar nga vende te shumta boterore qe ta ndihmojne Kosoven.

Ish-ministri i Tregtise dhe Industrise ne Qeverine e Kosoves, Ali Jakupi, thote se Konferenca mund te cilesohet si nje e arritur e madhe per Kosoven. “Me keto para, qe megjithate nuk jane shume e vogel, mund te zgjidhen disa probleme. Ne qofte se Qeveria eshte ne gjendje ashtu sic premton t'i menaxhoje projektet dhe keto investime, do t'i beje disa kthesa, ndonese nuk mund te presim qe prej kesaj Konference te Donatoreve ne t'i zgjidhim problemet". Sipas tij, megjithate, ne menyre parciale, disa probleme, sidomos ne infrastrukture, mund te zgjidhen, dhe kjo eshte nje ceshtje shume pozitive, sepse infrastruktura ndikon ne zhvillimin e teresishem te ekonomise. “Eshte plotesisht e mundur qe edhe ne institucionet e tjera te aplikojme, sepse pikerisht ne kete Konference Donatoresh eshte bere nje hap qe vlereson se Kosova e ka subjektivitetin e vet, eshte nje shtet i ri, i pavarur, i cili vertet duhet te gjeje modalitete qe te zhvillohet dhe te behet edhe ne aspektin ekonomik i pavarur, sepse pa pavaresi ekonomike, pavaresia politike gjithmone do te jete e brishte”, shprehet Ali Jakupi. Me vleresime pozitive per rezultatet e Konferences se Donatoreve paraqitet edhe opozita. Deputeti i nga radhet e AAK-se, Ethem Ceku, thote se shuma qe i eshte premtuar Kosoves do te jete e mjaftueshme per nje progres te caktuar ne fusha te ndryshme te ekonomise se Kosoves. “Kjo eshte nje pune shume e madhe qe eshte bere nga institucionet e Kosoves edhe gjate mandatit te kaluar dhe eshte nje hap shume i mire per nje progres te caktuar ne fushen ekonomike te Kosoves, posacerisht kur e dime se nje pjese e mire e ketyre fondeve do te shkoje per investime kapitale dhe keto investime kapitale normalisht qe do te gjenerojne edhe vende te reja te punes dhe nje zhvillim te mire ekonomik”, vlereson Ceku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›