Pajaziti: Gjendja e sigurise e pershtatshme per investitoret
Gjendja e sigurise ne Kosove eshte e mire dhe stabile, thote ministri i Puneve te Brendshme ne Qeverine e Kosoves, Zenun Pajaziti. Duke u nderlidhur ne ceshtjen e investimeve te huaja dhe mbajtjen e Konferences se Donatoreve, Pajaziti thote se Kosova ofron kushte te plota sigurie per investime dhe mbeshtetje financiare nga jashte. Ne Kosove me nuk mund te flitet per ceshtje banale si mungesa e lirise se levizjes dhe e qarkullimit te njerezve, thote ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti.