Obama luan golf
Pas ndonjë detyre te vogël zyrtare dhe xhiros se mëngjesit, presidenti amerikan Barack Obama, me pushime ne Hauai, se bashku me familjen, i është përkushtuar njërit prej pasioneve te tij, golfit. Kreu i shtëpisë se bardhe e kaloi pasditen, duke luajtur me shokët e tij te fëmijërisë dhe duke tërhequr sigurisht vëmendjen e medieve, qe e kane shoqëruar edhe ne këtë periudhe relaksi, larg sfidave te mëdha qe e presin ne vitin 2011. Sipas njoftimit zyrtar te Shtëpisë se Bardhe, Obama e filloi ditën duke bere palestër, pastaj një telefonate e shkurtër punime me homologun e tij rus Medvedev, një xhiro ne qytet dhe pastaj golf. Kjo është hera e trete qe Obama, familja dhe miqtë e tij, i kalojnë pushimet e vitit te ri ne te njëjtin resort turistik ne Kailua Bay, ne Havai.
Shpërndaje