Obama mbërrin në Britaninë e Madhe,vizita e parë në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka mbërritur në Britaninë e Madhe mbrëmjen e së martës në turin e tij të parë të jashtëm që nga koha që ai është vënë në krye të shtetit më 20 janar. Presidenti Obama mbërriti në aeroportin e Stansted në Essex, me avionin e tij presidencial Air Force One, përpara se të hipte në bordin e një helikopteri për t'u nisur në rezidencën e ambasadës amerikane në Londër. Obama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja e parë e SHBA-së Mishel, u prit në aeroport nga ministribritanik i Financave Alistair Darling. Në fillim të turit të tij, Obama viziton Londrën, ku merr pjese ne takimin e vendeve të G20-ës, i cili do te zhvillohet për krizën globale financiare dhe efektet e saj. Në Londer, Obama do të takohet për herë të parë me homologet tij ruse dhe kineze, Dimitri Medvedev dhe Hu Zhintao, gjithashtu edhe me kryeministrin britanik Gordon Braun, si edhe me kryeministrin indian Manmohan Singh. Pas kesaj, Obama do të marrë pjesë edhe në forumin e organizuar me rastin e 60 vjetorit të NATO-s, takim që do të zhvillohet ne kufirin midis Francës dhe Gjermanise dhe ku do të takohet me presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Në fund të udhetimit të tij Obama do të vizitojë edhe Turqinë, ku do të ndalet në qytetin turk, Ankara për takime me presidentin Abdullah Gyl. Presidenti Barak Obama viziton këtë javë Europën për bisedime të nivelit të lartë që lidhen kryesisht me krizën financiare, me bashkëpunimin trans-Atlantik dhe kremtimin e 60 vjetorit te NATO-s. Për herë të parë, Barak Obama zyrtarisht do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në skenën botërore.