E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mberrin ne Varshave nderon viktimat e holokaustit

Presidenti amerikan mbërriti në Varshavë në etapën e fundit të turit të tij europian. Gjesti i parë simbolik i presidentit ishte vizita në një monument kushtuar viktimave të Holokaustit. Gjatë një ceremonie të shkurtër ai vendosi një kurorë, ndërsa është përshëndetur me kryerabinë e Polonisë, Majkëll Skudrih.

Gjithashtu, presidenti ka biseduar me pjesëtarë të komunitetit hebre në vendin që më së shumti vuajti nga mania hitleriane e persekutimit të çifutëve. Komuniteti çifut, në vigjilje të vizitës së presidentit, me anë të një deklarate në një të përditshme, kishte apeluar Obamën për të ngritur si cështje atë të kthimit të pronave të hebrejve të konfiskuara gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët, dhe gjatë regjimit komunist që pasoi atë hitlerian.

Ndërkaq, analistët thonë se vizita e Obamës pritet të riafirmoë angazhimin amerikan për Poloninë, ku ai do të nënshkruajë edhe një marrëveshje për vendosjen e një detashmenti ajror në këtë vend. Në vizitën e parë në Poloni, Obama pritet të apelojë ndaj të gjithë liderëve të vendeve ish-komuniste të Europës qendrore dhe lindore të mbledhur në samitin e Varshavës, të ndajnë eksperiencën e tyre të tranzicionit demokratik me reformatorët e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›