Ashton ne Prishtine Me rendesi sundimi i ligjit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton tha në Prishtinë se sundimi i rendit dhe ligjit mbetet thelbësor për të ardhmen europiane të Kosovës. Ashton në Prishtinë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hashim Thaçi, e më pas ka zhvilluar një vizitë në EULEX ku ka premtuar mbështetje për punën e këtij misioni.
“Njëzetë e shtatë shtetet anëtare të Bashkimit Europian e përkrahin në tërësi misionin dhe punën që është duke u munduar të bëjë ai. Përballja me çështjet e rendit dhe ligjit është vërtetë me rëndësi. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e qytetarëve dhe është element thelbësor për ambiciet që ju i keni lidhur me punën tuaj dhe zhvillimin tuaj me Bashkimin Europian”-tha Ashton.
Kryediplomatja europiane ka kërkuar nga të gjithë që të vlerësojnë punën e misionit EULEX, i cili kohëve të fundit është përballur me kritika për mos përmbushjen e premtimeve të dhëna në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Pra, unë shpreha dëshirën të jem këtu dhe t’ju them të gjithëve se është jashtëzakonisht me rëndësi që të gjithë ne ta përkrahim këtë mision, ashtu siç e bëjmë ne në Bashkimin Europian, dhe se ne e çmojmë rëndësinë e punës që është duke u bërë, por gjithashtu, siç e thashë, kam kënaqësi të madhe që ndodhem këtu në Prishtinë dhe që kam mundësinë të diskutoj me kryeministrin dhe ministrat tjerë për rëndësinë e të ardhmes për Kosovën”- tha Ashton.
Ashton mbërriti në Kosovë pas vizitës së një dite më parë në Beograd, ku autoritetet serbe me rastin e vizitës së saj njoftuan për arrestimin e të dyshuarit për krime të luftës Ratko Mlladiç.
Bul Salihu