Obama mbështet aksionet e KFOR në veri të Kosovës
BONDSTEEL- Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë,-ka thënë gjenerali Craig R. McKinley gjatë një vizite në Bondsteel.
Ai ka sjellë përkrahjen e e presidentit Obama për përpjekjet e KFOR-it në vendosjen e lirisë së lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës, raporton KosovaTimes.
“Lajmet për trazirat në veri të Kosovës dhe përgjigja profesionale e forcave të SHBA-ve kanë arritur deri te Sekretari i Mbrojtjes dhe Presidenti i SHBA-ve”,- ka thënë ushtarëve amerikanë në kampin Bondsteel, gjenerali McKinley.
Ai ka shtuar se krerët e forcave të armatosura amerikane dhe Presidenti Barack Obama janë të kënaqur me punën e KFOR-it dhe kanë shprehur përkrahje për përpjekjet e forcave paqeruajtëse në veri të Kosovës.
“Ata të gjithë janë të kënaqur me mënyrën me të cilën ushtarët kanë reaguar dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për përpjekjet e KFOR-it për të penguar eskalimin e tensioneve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë”,- ka thënë McKinley.
(e.m/KosovaTimes/BalkanWeb)