Vokshi fiton gjyqin e tretë, ndaj deputetëve të PS
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka gjobitur dje me 2 milionë lekë të reja deputetitin e Partisë Socialiste Artan Gaçi, për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi.
Gaçi bëhet deputeti i tretë socialist që gjobitet nga Gjykata e Tiranës, pas Saimir Tahirit dhe Eduart Shalsit, për shkak të padisë së bërë për shpifje nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Ndërkohë, të paditur janë edhe 6 deputetë të tjerë socialistë.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës gjobiti me 3.3 milionë lekë të reja, deputetin Saimir Tahiri. 9 deputetë të PS-së akuzuan në deklarata shtypi nga selia e partisë deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Arian Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë "Stream Oil" dhe si një nga aksionerët e kompanisë "Vision Construction".
Deputetët Socialistë kanë deklaruar se “do të vijojnë betëjën pa frikë për të denoncuar korrupisonin e pushtettit që drejton vendin”.
(e.m/GSH/BalkanWeb)