Obama mbron planet për Guantanamon
Uashington - Presidenti Obama ka mbrojtur planet e tij për mbylljen e burgut famëkeq në bazën e Guantanamos. Ai tha se qendra, bashkë me metodat brutale të marrjes në pyetje, i kishte mbajtur larg të tjerët nga Amerika dhe kishte shërbyer si një mjet për të rekrutuar terroristët.
"Në vend që të na mbronte, burgu i Guantanamos e ka dobësuar sigurinë kombëtare amerikane. Është një thirrje për bashkim për armiqtë tanë. E kthen prapa vullnetin e aleatëve tanë për të punuar me ne në luftën kundër armikut që vepron në një numër të madh vendesh. Kostoja e mbajtjes hapur i tejkalon vështirësitë për mbylljen e tij."Kjo është arsyeja përse unë argumentova gjatë fushatës që ai të mbyllet. Dhe kjo është arsyeja që unë dhashë urdhër që të mbyllet brenda një viti", tha presidenti Obama.
Ai tha se dëshironte të shihte një numër të madhe të burgosurish të gjykoheshin në gjykatat civile, por shtoi se asnjë nga ata që përbënin kërcënim për sigurinë e vendit nuk do të lejohej në tokën amerikane.
Obama akuzoi administraten e Bushit se kishte ndërmarrë një veprim të nxituar, i mbështetur më shumë në frikë sesa në largpamësi.
Por ish zv.presidenti amerikan, Dick Cheney akuzoi presidentin Obama se po mbulonte pakujdesinë me drejtësinë, dhe tha se mbyllja e Guantanamos e vinte në rrezik sigurinë amerikane.
/BBC/Start