Meta takime në Pukë
Pukë-Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka prezantuar në Pukë, Planin për Veprim të LSI dhe kandidatët për deputetë të saj në qarkun e Shkodrës. Lideri i LSI-së ka shpalosur disa nga shtyllat më të rëndësishme të programit elektoral. Ndër të tjera, Meta ka premtuar se do të nxjerrë bujqësinë nga kriza, duke subvencionuar deri në 25% përqind për inputet, si farërat, fidanët, pesticidet, plehrat kimike, karburantin për punimet në bujqësi. Ndrësa përsa i takon subvencionimit të njësisë së prodhimit do të jetë deri në masën 20 %.
Meta garantoi se përmes një politike të tillë mbështetëse dhe subvencionuese, synohet që brenda 4 viteve gati 60-70 % e importeve të sotme të zëvendësohen me prodhim vendi. “Vetëm me këtë politikë në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese ne do të realizojmë punësimin e 100 mijë shqiptarëve, si në fshat dhe në qytet”, u shpreh Meta. Duke u ndalur tek kostoja e jetesës që është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, sidomos për familjet me të ardhura më të pakta, Meta premtoi tatim 0 mbi të ardhurat për pagat deri 250 mijë lekë të vjetra.
Meta u shpreh se Plani për Veprim është përmbledhja e programit të plotë elektoral dhe qeverisës të LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit për katër vitet që vijnë. Është një plan konkret dhe realist, është një plan i bazuar mbi mundësitë aktuale që ka vendi ynë dhe mbi prioritetet e zhvillimit të tij.