LSI e shqetësuar nga sms-të
Tiranë-Lëvizja Socialiste për Integrim e ka vlerësuar si dhunim të celularëve, mesazhin e dërguar nga kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë, ka pasqyronte arritjet e qeverisjes së tij katër vjeçare. Kjo ka qenë arsye, që sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petri Vasili ka zhvilluar një konferencë për mediat. “Kryeministri Berisha duhet të kuptojë se nuk jemi në diktaturën e proletariatit dhe askush nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë jetën private, duke çuar mesazhe në celularët privatë të qytetarëve shqiptarë dhe aq më pak Berisha. Por, meqë Berisha na i dhunoi celularët tanë, publikisht po i japim mendimin tonë meqë na e ka kërkuar. Sa i takon krimit ai ka shkuar aq larg sa po sulmon tani edhe banesat e qytetarëve”-theksoi Vasili.
Sekretari i Përgjithshëm Vasili, theksoi se të gjitha rrugët e pretenduara si të ndërtuara nga qeveria, janë vetëm në fantazinë e Berishës. Ai ka radhitur edhe disa probleme të tjera, si mungesa e ujit, mungesa e sistemit të ngrohjes nëpër shkolla, që sipas LSI-së, tregojnë mos arritjet e kësaj qeverie.
“Investimet janë shtuar, por vetëm në imagjinatën e Berishës-vijoi Vasili- sepse nëse ato do të ishin shtuar realisht, nuk do të kishim këtë papunësi të frikshme që ka pllakosur vendin e që thellohet dita- ditës.