Obama mbron sulmet me avione pa pilot ne Pakistan

Presidenti amerikan Barack Obama i doli ne mbrojtje perdorimit te sulmeve me avione pa pilot ne Pakistan te cilat zyrtaret amerikane nuk i kane pranuar asnjehere publikisht.
Duke folur gjate nje diskutimi ne internet dje zoti Obama tha se sulmet me avione pa pilot jane perdorur per te vene ne shenjester al-Kaiden dhe ndihmesit e saj dhe se shume nga sulmet kane qene ne zonat fisnore gjysme-autoktone te Pakistanit ne kufi me Afganistanin.
Presidenti tha se operacionet perdoren per sulme shume precise dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk i autorizojne sulmet pa i menduar mire. Ai tha se kjo eshte nje perpjekje e synuar dhe e perqendruar kunder terroristeve aktiv ne zona te veshtira per te vepruar.
Pas komenteve te presidentit nje zedhenes i ministrise se Jashtme te Pakistanit i tha nje agjencie franceze lajmesh se sulmet jane te paligjshme kunder productive dhe te papranueshme megjithe ate qe e quajti avantazh taktik te tyre.
Qeveria e Pakistanit ka denuar per nje kohe te gjate sulmet me avione pa pilot si nje shkelje te sovranitetit por sulmet besoheshin se kryeshin me ndihmen e zbulimit te Pakistanit.
Deri dje zyrtaret amerikane asnjehere nuk kishin konfirmuar sulmet kunder militanteve ne zonat fisnore te Pakistanit por ato ishin konfirmuar si te tilla ne menyre anonime ne agjenci te ndryshme te medias.