E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi:Dy të tretat e rusëve besojnë në rizgjedhjen e Putinit

Sondazhet e agjensisë shtetërore ruse tregojnë se 65 për qind e të anketuarve besojnë se kryeministri Vladimir Putin do të fitojë zgjedhjet presidenciale të 4 marsit në Rusi.

Qendra Ruse për Studimin e Opinionit Publik ka theksuar se 19 për qind e të anketuarëve besojnë se asnjë kandidat nuk do të fitojë në raundin e parë, çfarë do të shtrojë nevojën për një raund të dytë zgjedhjesh.

Në muajin janar, sondazhi i kryer nga agjencia e pavarur Levada ka theksuar se 36 për qind e të anketuarve mendojnë të votojnë Putinin, 17 për qind janë të pavendosur dhe të tjerët janë të ndarë mes kandidatëve të tjerë ose mospjesëmarrjes në votime.

Rusia ka kaluar nëpër protesta masive, pasi zgjedhjet e dhjetorit për legjislaturën ka treguar një varg parregullsish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›