Mjekët ndërkombëtarë kontrollojnë Timoshenkon

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka përgatitur një listë të mjekëve ndërkombëtarë, të cilët do të ftohen të kryejnë një ekzaminim të pavarur të ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila po vuan dënimin me shtatë vjet heqje lirie.
Mësohet se ekipi shëndetësor do të përbëhet nga mjekë nga Kanadaja, Gjermania dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ende nuk është caktuar asnjë datë për nisjen e ekzaminimit.
Timoshenko është shpallur fajtore tetorin e kaluar për shpërdorim të detyrës zyrtare. Mbështetësit e saj kanë thënë se shëndeti i Timoshenkos është përkeqësuar dhe kanë kërkuar një ekzaminim të pavarur.