Polonia nuk synon euron në 2015-ën

Zyrtarët qeveritarë thanë se Polonia nuk synon të pranojë monedhën euro në vitin 2015, por se duhet të arrijë kriteret e caktuara financiare për pranim në atë vit.
"Polonia nuk synon të hyjë në Eurozonë në vitin 2015, por ne dëshirojmë që të arrijme kriteret fiskale deri atëherë” ka theksuar Ministri i financave Jaçek Rostovski.
Rostovski tha se në vitin 2015, deficiti i Polonisë duhet të ulet nën 1 për qind të GDP-së, nga 5.6 sa ishte në vitin 2011.
Kjo nënkupton arritjen e kritereve të caktuara për konvertimin e monedhës vendase në euro.