Obama meritoj nje mandat te dyte per rezultatet ne ekonomi

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama thote se e meriton edhe nje madat te dyte duke cituar shifrat e reja qe tregojne se ekonomia amerikane po hap vende te reja pune.
Ne nje interviste televizive me kanalin NBC dje zoti Obama tha se ekonomia po shkon shume me mire tani ne krahasim me periudhen kur ai erdhi ne kete post tri vjet me pare por shtoi se ende mbeten shume gjera per tu bere.
Presidenti vuri ne dukje nje raport sipas te cilit shkalla e papunesise ra ne muajin janar per te pestin muaj radhazi dhe se jane pakur rreth 250 mije vende te reja pune. Ne vitin 2009 tha ai ekonomia amerikane po humbiste aq vende pune ne muaj per disa muaj me radhe.
Por rivalet e zotit Obama ne zgjedhjet e nentorit thone se ekonomia nuk po mekembet me shpejtesine e duhur dhe se politikat e zotiti Obama nuk kane qene te efekteshme.
Te kater kandidatet republikane po bejne fushate ne shtetet Kolorado dhe Minesota para mbajtjes se zgjedhjeve paraprake te se martes ku rezultati mund te trondise garen.