Rimekembja ekonomike ne qender te gares presidenciale

Ndersa Shtepia e Bardhe vlereson lart statistikat qe flasin per nje permiresim te tregut te punes ne Shtetet e Bashkuara kandidatet republikane per president vazhdojne te kritikojne arritjet e presidentit Barak Obama ne sektorin ekonomik.
Ekonomia amerikane eshte ceshtja kryesore e zgjedhjeve presidenciale te ketij viti pasi ne vitin 2007 dhe 2008 ajo u godit nga recesioni me i rende qe prej luftes se dyte boterore dhe ka perjetuar nje rimekembje anemike. Megjithate pasqyra ekonomike mund te jete duke ndryshuar. Papunesia ne Shtetet e Bashkuara ka rene gjate kater muajve te fundit nga 9 per qind ne shtator ne 83 per qind ne janar.
Ndersa tregu i aksioneve ne Wall Street u ngrit te premten pas raportit me te fundit mbi tregun e punes Presidenti Obama vuri ne dukje lajmet e mira
Ne janar bizneset amerikane shtuan 257 mije vende pune. Papunesia ra sepse me shume njerez gjeten pune dhe gjithsejt ne kemi krijuar 37 milion vende pune gjate 23 muajve te fundit.
Republikanet qe kandidojne per ti bere sfide presidentit ne zgjedhjet e nentorit thone se keto arritje jane shume pak dhe me shume vonese per te ndryshuar ate qe ata e shikojne si politike te deshtuar ekonomike te zotit Obama. Duke folur para perkrahesve te tij pas fitores te shtunen ne zgjedhjet paraprake ne Nevada ish guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney e vuri theksin tek synimi fillestar i administrates Obama per ta mbajtur shkallen e papunesise ne 8 per qind ose me pak.
Kete jave zoti Obama eshte perpjekur te mburet per papunesine prej 83 per qind. Jo kaq shpejt zoti President. Ky eshte muaji i 36-te me radhe me papunesine mbi nivelin e caktuar nga vete administrata.
Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich u shpreh me tone te ngjashme ne programin Meet The Press te rrjetit televiziv NBC.
Papunesia ka rene dhe a e dini se pse ka ndodhur kjo Sepse mbi 4 per qind e njerzve te papune nuk kerkojne me pune. Nese te papunet do te kerkonin pune me te njejtat nivele si para 2 vjetesh papunesia do te ishte 12 ose 13 per qind.
Per presidentin Obama hapesirat jane te ngushta nga njera ane ai pershendet lajmin e mire duke pranuar nga ana tjeter se ekziston nevoja per permiresime te metejshme.
Ende nje numer i madh amerikanesh jane te papune ose kerkojne pune me te mire se sa ajo qe kane. Por ekonomia po permiresohet. Rimekembja po merr ritme me te shpejta dhe ne duhet te bejme te gjitha perpjekjet brenda fuqive tona qe te vazhdojme ecjen perpara.
Anketat e fundit vene ne dukje permiresime modeste per sa i perket miratimit nga publiku te punes se presidentit qe ka perkuar me te dhenat e fundit pozitive ekonomike.