Tifozet e ekipit Giants te Nju Jorkut festojne kupen e futbollit amerikan
Mbreme ne Shtetet e Bashkuara u zhvillua ndeshja finale e kampionatit te futbollit amerikan e njohur si Super Bowl qe konsiderohet si aktiviteti sportiv me i rendesishem ne vend. Skuadra e New York Giants shenoi ne minuten e fundit duke mundur skuadren Patriots te New England-it 21 me 17 dhe duke fituar keshtu finalen e kampionatit.
Ne qytetit e Nju Jorkut tifozet e skuadres Giants festuan fitoren e rendesishme te ekipit te tyre. Kjo eshte kupa e katert e fituar nga Giants ne historine e tyre te cilet kane mundur skuadren Patriots edhe ne finalen e vitit 2008 dhe kane fituar gjithashtu ne vitet 1987 dhe 1991.
Lojtari kryesor i skuadres Eli Manning ne vitin 2008 u shpall edhe lojtari me i mire i finales. Gjate sezonit te ketij viti ekipi Giants u ndodh ne nje moment veshtiresie por ata arriten te fitonin gjashte ndeshjet e tyre te fundit te kampionatit. Humbja e fundit e skuadres Giants ishte kunder ekipit Redskins te Uashingtonit ne date 18 dhjetor.