Anketa Obama fitues ne nje gare hipotetike ndaj Romney-t

Nje ankete e re opinioni tregon se Presidenti Barak Obama do te fitonte ndaj kandidatit numer 1 mes pretendenteve republikane Mitt Romney ne nje gare hipotetike.
Sipas anketes se organizuar nga rrjeti televiziv ABC dhe gazeta Washington Post Presidenti Obama gezon nje mbeshtetje prej 51 per qind krahasuar me 45 per qind per zotin Romney.
Anketa e zhvilluar javen e kaluar me 1 mije te rritur tregon se 50 per qind e te anketuarve e miratojne punen e bere nga presidenti dhe mendojne se ai e meriton nje mandat te dyte. Ne nje interviste televizive dje presidenti Obama tha se meriton te rizgjidhet sepse ekonomia po krijon vende te reja pune dhe se ecuria ekonomike eshte me mire se sa kur ai filloi mandatin e tij. Megjithate ai tha se ne nuk e kemi mbaruar punen tone.