Obama nderon ushtarët e vrarë në Afganistan
Presidenti amerikan Barak Obama, ka vlerësuar sakrificen e jashtëzakonshme të 31 ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan, pasi helikopteri e tyre u rrëzua nga talebanët.
Obama gjithashtu ka nderuar shtatë ushtarët afganë të cilët u vranë gjatë një operacioni anti-taliban.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen është shprehur se është "thellësisht i trishtuar" nga vdekjen e 31 ushtarëve amerikanë në Afganistan.
Rasmusen ka shprehu "solidaritet të fortë" të NATO-s me Shtetet e Bashkuara dhe Afganistanit pas tragjedisë.