Zgjedhjet në Siri do organizohen në fund të vitit
Zyrtarët në Siri kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të vitit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i jashtëm sirian Valid Muallem, pas një takimi që ka pasur me ambasadorët e huaj në Damask.
Ai tha se në fund të vitit Siria do të mbajë zgjedhje të lira dhe transparente ku do të lindë një parlament në të cilin do të përfaqësohen aspiratat e popullit sirian.
Deklaratat erdhën, pasi regjimi i Sirisë po përballet me presione ndërkombëtare mbi goditjet e saj vdekjeprurëse mbi protestuaesit anti-qeveritarë.