E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nderon viktimat e Arizonës

Në një shërbim përkujtimor në Arizonë Presidenti amerikan, Barack Obama nderoi 6 personat e vrarë dhe 13 plagosurit nga të shtënat e së shtunës në Tucson.
Ai tha se amerikanët nuk duhet të lejojnë që debatet për tragjedinë t`i kthejë ata kundër njëri tjetrit.

Në një fjalim emocional para mijëra njerëzve Obama tha se askush nuk e dinte se çfarë e shtyu një person të armatosur të vriste gjashtë persona dhe të plagoste kongresisten amerikane Gabrielle Giffords.
 

Obama, i cili si president ka pasur ndonjëherë vështirësi të bëjë lidhje emocionale me amerikanët u përball me sfidën për të inkurajuar amerikanët, dhe për të bashkuar njerëzit. Obama filloi vizitën e tij në Arizona duke ndalur në University Medical Center për të parë Giffords, e cila është në gjendje të rënë shëndetësore pasi u qëllua në kokë.

Presidenti amerikan gjithashtu vizitoi katër pacientët e tjerë të plagosur në sulm. Jared Lee Loughner, 22 vjeç, akuzohet si autor i ngjarjes dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burg përjet ose dënim kalital.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›