E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, Kalderon: 2010, viti i sfidës kundër bandave të drogës

Presidenti meksikan Felipe Kalderon ka deklaruar se 2010 ka qenë një sfidë për shtetin e tij për shkak të bandave rivale që luftojnë mbi territorin në Meksikën verilindore. Lufta mes bandave të drogës veçanërisht në zonën e të pasurve të qytetit të Monterreyt ka nisur një valë sulmesh kundër policisë dhe rivalëve që pas Vitit të Ri, duke ulur shpresat për rënien e dhunës.

Në Monterrei dhe në Nuevo Leon janë raportuar 610 vrasje për drogë në 2010, edhe pse qeveria ka thënë se dhuna ka rënë për shkak të përpjekjeve të qeverisë.
 

Më shumë se 34.000 njerëz kanë vdekur nga dhuna e karteleve të drogës nëpër Meksikë që kur Calderon dërgoi ushtrinë për të luftuar bandat në dhjetor 2006.

Qeveria thotë se ka shenja se bandat janë dobësuar, por liderët e biznesit dhe të të drejtave të njeriut thonë se strategjisë ka dështuar, duke shkaktuar një lumë të pafund vrasjesh për hakmarrje në të gjithë vendin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›