Obama ndryshon kursin ne politiken ndaj Guantanamos

Ne nje gjest me efekt ne medie presidenti i SHBA Barack Obama nenshkroi dy dite pas ardhjes ne pushtet ne janar 2009 nje urdherese per ta mbyllur brenda nje viti kampin e shumediskutuar te Guantanamos. Kete premtim ai deri me sot nuk e ka plotesuar. Dhe ai as nuk ben perpjekje per ta plotesuar ne nje te ardhme te afert - perkundrazi te henen 07.03. Obama miratoi fillimin e proceseve te reja penale ushtarake ne kamp. Me kete hap terroristet i dorezohen drejtesise beri te ditur ai. Direktiva e Obamas mundeson qe te burgosurit te mbahen edhe me tej pa dale para gjyqit ose pa marre vendim ne Guantanamo po te konsiderohen rrezik per sigurine e SHBA.
Gates nuk pret mbylljen e kampit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates
Ne perputhje me udhezimin e presidentit ministri i Mbrojtjes Robert Gates duhet ta anulloje ndalimin prej tij te proceseve te reja gjyqesore kunder te burgosurve te kampit te Guantanamos. Gates pati deklaruar vetem pak kohe me pare se shpresat qe kampi i kritikuar ne te gjithe boten ne Kube te mbyllet me te vertete jane shume shume te vogla. Ministri i Mbrojtjes e argumentoi kete me rezistencen ne Parlament qe terroristet e dyshuar te sillen ne burgje ne pjesen kontinentale te SHBA. Vec kesaj shume pak vende qene treguar te gatshme qe te pranojne te burgosur te Guantanamos tha ministri para Komisionit te Kongresit.
Kampin e Guantanamos e pati ngritur paraardhesi i Obamas ne post Xhorxh W. Bush pas atentateve te vitit 2001. Grupe te te drejtave te njeriut kritikojne kushtet e arrestit dhe faktin qe shume prej te burgosurve mbahen te arrestuar per shume vjet atje pa u nxjerre para gjyqit. Aktualisht ne Guantanamo mbahen 172 te burgosur.
Presidenti synon edhe procese penale civile
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kampi i Guantanamos
Obama perforcoi te henen megjithate edhe mbeshtetjen e tij qe te dyshuarit per terrorizem te dalin edhe para gjykatave civile. Kete e refuzuan republikanet ne kongresin e SHBA. Une besoj fort se sistemi amerikan i drejtesise eshte nje pjese e rendesishme e arsenalit tone ne lufte kunder Al Kaides dhe aleateve te saj tha Obama dhe shtoi Ne do te shfrytezojme edhe me tej te gjitha fushat e sistemit tone te drejtesise per ti forcuar sigurine dhe vlerat tona duke perfshire edhe gjykatat sipas nenit 3 te Kushtetutes se SHBA. Neni 3 i Kushtetutes se BE flet per ngritjen e gjykatave nacionale civile.
Autor Martin Schrader/Auron Dodi
Redaktoi. Angjelina Verbica