E Diel, 1 Nëntor 2026

Me shume se 1000 refugjate nga Tunizia mberrijne ne Lampedusa

Prej te dieles ne mbremje ne ishullin Lampeduza para Sicilise kane mberritur 14 anije gjashte u pane te henen nga nje avion vrojtues. Kryetari i bashkise se Lampeduzes Bernadino de Rubeis deklaroi se kishte qene nje nate e gjate Kane mberritur anije me rreth 1.200 tuniziane ne mol dhe priten anije te tjera me rreth 700 migrante.

Deti i qete favorizon mberritjen e refugjateve

Dyndja e re ka te beje edhe me kushtet e permiresuara te motit. Aktualisht deti para Lampeduzes eshte shume i qete gati pa ere. Javet e fundit deti i ashper e kishte bere kalimin teper te rrezikshem.

Kryetari i bashkise de Rubeis kujtoi ne nje interviste televizive rreziqet e jashtezakonshme te lundrimit neper Detin Mesdhe. Vitet e fundit tha ai mund te kene humbur jeten disa mijera refugjate - edhe gjate vales se fundit te madhe te refugjateve para disa javesh u mbyten disa vete.

Te henen 7.3. ndihmesit italiane arriten te shpetojne dy here refugjate nga varkat e tyre ne fundosje e siper Nuk ka te vdekur fale zotit deklaroi de Rubeis. Sepse roja bregdetare dhe policia financiare reaguan menjehere pasi ishin zbuluar varkat. Ato i drejtuan ato te sigurta ne port ne portin tone.

Bildunterschrift Vala e refugjateve ne Lampedusa nuk ka te ndalur.Nder personat qe mberrinin gjendej edhe nje gjermane. 40 vjecarja dhe vajza e saj nente vjec ishin ne nje anije qe mberriti ne Lampeduze naten duke u gdhire e hene 7.3.. Ajo eshte e martuar me nje tunizian. Sic thuhet ky donte tia merrte gjermanes te bijen dhe per kete arsye ajo vendosi te ndermerrte udhetimin e rrezikshem neper Detin Mesdhe. Gjermania po merret aktualisht ne pyetje nga policia italiane ne kampin e pritjes te Lampeduzes. Me gjasa ajo rrezikon nje proces gjyqesor per rrembim femije.

Angazhohet edhe politika

Nderkaq ne ne kampin e pritjes te Lampeduzes jane sistemuar gati 1.200 persona. Edhe politika eshte angazhuar. Ministri i brendshem Maroni tha

Mberritjet e nates dhe sot gjate dites tregojne qe nuk dhame alarm pa arsye. Rreziku i nje invazioni te masave ekziston sepse kriza e Magrebit vazhdon. Me ne fund duhet te fillojme nisma diplomatike ne rrafsh evropian.

Maroni dhe koleget e tij ministra paralajmerojne prej ditesh per arsye te krizes se Libise nga citojme eksodi ne permasa biblike. Megjithate deri tani te gjitha varkat me refugjate erdhen nga Tunizia libiane nuk ka pasur ende. Ministri i brendshem italian do ta ngreje kete teme ne samitin e BE-se te 11 marsit.

Autor Stefan Troendle / Elert Ajazaj

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›