Parlamenti i Hungarise ndryshon ligjin e medias

Parlamenti hungarez te henen ne mbremje 07.03.2011me votat e partise se djathte konservatore Fidesz votoi per disa ndryshime ne ligjin mjaft te diskutueshem te medias. Keto ndryshime prekin kryesisht aspekte te tilla si ofruesit e medieve te huaja sherbime te caktuara ne internet si dhe normen per raportim te ekulibruar.
Ofruesit e huaj te produkteve mediatike qe perhapen ne Hungari ketej e tutje s kane perse te tremben me nga denimi me gjobe per shkelje te ligjit te medias por ne vend te gjobes ata duhet te llogarisin me kunsekuenca te tjera ligjore shkruan agjencia hungareze e lajmeve MTI. Ndersa ofruesit hungareze te medias nuk i shpetojne denimit me gjoba edhe pse pikerisht per t iu shmangur ligjit te medias i kane zhvendosur selite e tyre ne nje vend tjeter te BE-se shkruan me tej agjencia MTI.
Blogs nuk perfshihen ne ligjin e medias
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri hungarez Viktor Orban
Te ashtuquajturat sherbime On-Demand ne internet ketej e tutje nuk kane me detyrime ndaj ekuilibrit gazetaresk ne Hungari sepse ky rregull vlen vetem per mediet ne pergjithesi. Blogs dhe ditaret ne internet nuk perkufizohen me si produkte mediatike e kesisoj ato nuk preken nga ligji i medias. Ofruesit e medias tani jane te detyruar te regjistrohen prane autoriteteve mediatike 60 dite pasi ta kene nisur aktivitetin e tyre ndersa ne ligjin e meparshem ishte parashikuar regjistrimi perpara fillimit te ofertave informative. Ne marreveshje me BE-ne Parlamenti i Hungarise e shfuqizoi edhe rregullin e deritanishem sipas te cilit ndalohej ofendimi i personave ose i grupeve. Ne fuqi mbetet ndalimi per nxitje kunder personave kombeve si dhe kunder grupeve etnike apo fetare.
Kritike nga shoqatat e medias
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekspertet mendojne se rreziku i cenzures ekziston
Shoqatat e medias kritikojne faktin qe BE-ja nuk i ka kritikuar rregullat thelbesore ne ligj te cilat rrezikojne lirine e shtypit kjo eshte edhe arsyeja qe keto rregulla vazhdojne te mbeten te pandryshuara ne ligj. Edhe ministri i Drejtesise Tibor Navracsics theksoi te henen se ligji nuk ka ndryshuar thelbesisht.
P.sh. ne fokus te kritikes se BE-se nuk ishte perberja e diskutueshme e Autoritetit Kombetar per Median dhe InfokomunikacioninNMHH e cila potencialisht ka kompetencen te vendose denime shkaterrimtare per raportimin permbajtjen e te cilit e klasifikon si te gabuar. Shefja e ketij autoriteti Annamaria Szalai eshte emeruar prej kryeministrit Viktor Orban. Ajo ashtu si edhe Orban vjen nga partia konservatore Fidesz dhe per nente vjet ajo duhet te drejtoje tani institucionin NMHH Ky institucion edhe pas zgjedhjeve te ardhshme do te vazhdoje te mbetet ne doren e partise konservatore. Edhe keshilli i medias prane ketij institucioni perbehet vetem nga anetare te partise Fidesz.
Rregullat e ligjit te ri te medias edhe pas ndryshimeve jane te diskutueshme. NMHH-ja vazhdon te kete forcen e vendimmarrjes e sipas vleresimeve te kritikeve ky fakt nxit censuren politike dhe ne radhe te pare vetecensuren sepse redaksive nuk u jepet siguri ligjore.
Autor M.Schrader / V.Filaj-Ballvora afp dapd dpa
Redaktion A. Verbica