Ku mbetet pasuria Parate e diktatoreve ne Zvicer

Nje diktature pas tjetres po rrezohet dhe sikur zviceranet ta kishin parashikuar Ne Zvicer hyri ne fuqi ne kohe pikerisht me 1 shkurt nje ligj i ri. Ai mbyll nje zbrazetire ne proceduren e kthimit te te ashtuquajturave para te diktatoreve. Sic e thote edhe emri Lex Duvalier eshte pergatitur per rastin e Haitit dhe per parate e ish-diktatorit Jean-Claude Duvalier. Haiti perpiqet prej 1986-es qe te marre parate e sjella ne Zvicer.
Ku qendron problemi
Haiti ishte ne lufte civile dhe per arsye te trazirave politike nuk ishte ne gjendje ta nxirrte Duvalier-ne para gjyqit. Por ne Zvicer dorezimi i parave te Duvalier-se kushtezohej nga nje proces gjyqesor i rregullt ne Haiti. Pikerisht per te zgjidhur kete kunderthenie u miratua Ligji Duvalier thote Valentin Zellweger i ministrise se jashtme te Zvicres. Qeveria zvicerane tha Nuk ben qe ata persona qe jane pergjegjes per rrenimin e shteteve te tyre per shembull ne rastin e Mobutus ose edhe te zotit Duvalier ne rastin e Haitit edhe te perfitojne ne fund prej rrenimit te institucioneve sepse parate duhet tu mbeten atyre meqenese nuk mund tu kthehen shteteve te prekura. Per keto raste e miratoi qeveria zvicerane tani kete ligj i cili lejon qe ne keto raste Zvicra te jete ne gjendje ta zhvilloje edhe vete procesin pa ndihmen e shtetit te prekur i cili nuk eshte ne gjendje ta beje nje gje te tille.
Dhe e habitshmja eshte Megjithese ligji eshte pergatitur per rastin e Haitit pra te nje te ashtuquajturi failed state shtet i deshtuar zviceranet vazhdojne te kerkojne nje lutje per ndihme juridike nga vendi perkates. Por si te kerkoje nje shtet i deshtuar pa sistem juridik funksionues ndihme juridike pyet Mark Herkenrath i organizates joqeveritare Alliance Sud Nuk ka asnje mundesi qe organizatat joqeveritare te kerkojne per shembull prej Keshillit Federal qe jo vetem te bllokoje para po edhe ti ngrije shumat per kohe te gjate dhe ti ktheje ato. Per kete nevojitet nje kerkese e shtetit qe eshte i prekur. Kur behet fjale vertet per nje shtet te deshtuar i cili nuk ka struktura funksionuese atehere natyrisht ekziston rreziku qe te mos kete kerkese te tille per ndihme juridike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kuartieri i bankave ne Zyrih
Lex Duvalier nuk zbatohet per Tunizine dhe Egjiptin
Nje risi pozitive e ligjit eshte per Mark Herkenrathin kjo Diktatori duhet te deshmoje tani qe parate e grumbulluara ne Zvicer i ka fituar ne rruge te rregullt. Me pare sjellja e tij kriminale duhet te deshmohej ne nje proces penal. Megjitharte Herkenrath kritikon faktin qe ligji i ri parashikon edhe nje lloj zgjidhjeje ne tryezen e rrumbullaket. Kjo do te thote diktatori dhe Zvicra mund te takoheshin ne tryezen e negociatave. Ideja e ligjvenesit ishte qe me kete zgjidhje me negociata te shkurtoheshin proceset gjyqesore.
Sidoqofte per rastet e Tunizise dhe te Egjiptit Ligji Duvalier nuk zbatohet. Tunizia dhe Egjipti nuk konsiderohen shtete te deshtuara. Egjipti i ka drejtuar nderkohe Zvicres nje kerkese per ndihme juridike. Aktualisht ajo po shqyrtohet.
Ne rastin e Libise Zvicra u vu ne levizje edhe pa kerkesen per ndihme juridike. Ajo bllokoi para per te shmangur zbrazjen e llogarive nga Gadafi. Ne fund te cdo procedure gjyqesore qofte ne rastin e nje shteti te deshtuar dhe te Ligjit Duvalier apo ne rastin e nje shteti si Egjipti ose Tunizia vendosin gjykatesit zvicerane se kujt i jepen parate. Ish-diktatorit apo vendit te tij.
Autor P. Lechler /E.Ajazaj
Redaktoi V.Filaj-Ballvora