Obama ne Havai kryeson takimin ekonomik te Azi-Paqesorit

Presidenti Barack Obama eshte ne Havai ku po drejton nje takim dyditor ekonomik te nivelit te larte me udheheqes te Azi-Paqesorit.
Takimi i Bashkepunimit Ekonomik te Azi-Paqesorit APEK-ut mbahet ne fillim te nje udhetimi nente ditor ku Presidenti synon te forcoje lidhjet e Shteteve te Bashkuara me vende te rajonit te Azi-Paqesorit.
Zoti Obama pritet te diskutoje mbi nje zone te tregetise se lire ne unazen e Paqesorit ku te perfshihen Shtetet e Bashkuara Australia Brunei Kili Malajzia Zelanda e Re Peruja Singapori dhe Vietnami.
Analistet thone se zoti Obama po e perdor udhetimin per te siguruar aleatet se Shtetet e Bashkuara do te luajne nje rol kyc ne rajon dhe se do te sherbeje si kunderpeshe per statusin ne rritje te Kines.