Obama në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë më shumë racizëm
Rasti ka qenë një intervistë në studion e gazetarit britanik, Piers Morgan. Freeman thotë në këtë intervistë se, gjatë këtyre viteve, në të cilat Barack Obama ka qenë qiraxhi në Shtëpinë e Bardhë, “punët e racizmit janë bërë më keq se ç’kanë qenë”, dhe kjo jo për faj të Obama-s. Përkundrazi.
“Gjithë energjitë e të djathtëve, gjithë meraku i tyre, gjithë qëndrimet e betejat e tyre synojnë veç një gjë: Barack Obama s’duhet të zgjidhet për një mandat të dytë. Duket sikur ecin me mendimin se ‘në djall shkoftë ky vend, veç ky njeri me ngjyrë të mos jetë edhe katër vite të tjera si President i SHBA-ve’.
Ai shtoi në fund se e ka kuptuar Barack Obama-n që nuk u është kthyer me të njëjtën gjuhë, e që është fokusuar gjithë kohën tek idetë e veta, por do ta donte tash e tutje të ish më agresiv.
Aktori i famshëm e mbështeti Obama-n gjatë fushatës elektorale, që u finalizua me fitoren e këtij të fundit, por nuk pranoi të bënte fushatë me të e për të. “Unë jam aktor, e jo politikan”, tha ai atë mot. Nuk tha nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim edhe këtë herë.