E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i ujqve

Për tashmë një dekadë, ujqit në heshtje po avancojnë në të gjitha pjesët lindore të Gjermanisë, e ndoshta do të përhapen në gjithë vendin. Por njerëzit ende nuk kanë mësuar të jetojnë me grabitqar. Disa i mbulojnë me lavde, të tjerët i demonizojnë, ndërsa shumë njerëz thjeshtë janë të frikësuar. Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 08:39

Janë skena, të cilat njerëzit normalisht presin t’i shohin në Srengeti. Por Franz Graf von Plettenberg ka privilegjin që t’i shoh që t’i shoh nga pirgu i tij i ngritur për gjueti, në pyjet në pjesët lindore të Gjermanisë.

Në rastin e tij, bëhet fjalë për një dre, edhe pse vrasësi i ligë, një ujk, është shumë afër, duke lëvizur drejtë pyll.

Plettenberg është përgjegjës për një pyll me madhësi prej 35 mijë hektarë, që është pronë e shtetit. Në territorin e tij bën pjesë edhe një rajon për trajnime ushtarake, i cili u bë i njohur si shtëpia e tufës së parë të ujqve në Gjermane pas 150 viteve të tëra.

Plettenbergut i pëlqen ujku, ngase i ndihmon atij të zbraz popullatën e pyllit, një shërbim tejet i rëndësishëm, ngase numri i madh i drerëve dëmton pyllin.

Megjithatë, ka shumë gjuetarë tjerë, të cilët nuk janë të një mendimi me Plettenbergun.

Ata ujqit i shohin si rivalë, të cilët i sfidojnë ata gjatë gjuetisë dhe kontrollit të pyllit.
“Deri me tani, kur gjuetarët janë sfiduar që të justifikojnë atë që janë duke bërë, ata kanë argumentuar se ata janë të detyruar që të kryejnë punën e ujqve, pasi që ata nuk ekzistojnë më në pyjet e Gjermanisë”, thotë Plettenberg. Por tani, pas kthimit të ujqve, gjuetarët po ankohen se ata po e dëbojnë gjahun.

Kanë kaluar dhjetë vjet që nga momenti kur ujqit e parë e kaluan kufirin nga Polonia dhe u vendosën në rajonin e kampit për trajnim ushtarak në Oberlausitz, në shtetin lindor të Saksonisë, ku ata lindën dhe rritën të vegjlit e tyre. Dt femra kanë dalë nga kjo familje, të cilat më pas gjetën partnerë dhe që nga ajo kohë, ato pothuajse për çdo vit kanë lindur këlyshë të ri.

Sot, rreth 90 lloje të ujqve sillën vërdallë në shtetet lindore të Saksonisë, Brandenburgut dhe në Meclenburg Vorpommern. Një femër, e pagëzuar me emrin Zora, ka arritur deri në Hamburg, por aty janë zhdukur gjurmët e saj.

Aktualisht është e qartë se ujqit janë vendosur në këto pjesë për të qëndruar. Askush nuk është i gatshëm të bëjë parashikime të besueshme, por është e mundshme se grabitqarët do të avancojnë në pjesët qendrore të Gjermanisë, përfshirë këtu edhe malet Hartz, si dhe masivet më të ulëta malore në pjesët perëndimore të Gjermanisë, Taunus, Eifel dhe Westerwald. Në këto rajone, sikurse edhe në Bavari, Baden Wurtetenberg dhe Saarland, ujqit mund të takohen me kushërinjtë e tyre nga Italia dhe Spanja-e që për popullatën e ujqve në Gjermani, sa i përket aspektit gjenetik, do të ishte një fat i madh.

Një ujk nga rajoni i Mesdheut është vërejtur në Bavari hiq më larg se në pranverë, ndërsa një ujk nga Italia arriti të depërtojë deri në pjesët qendrore të Gjermanisë, në qytetin Giessen, ku u qëllua nga një automjet. Që nga ajo kohë, ky ujk nuk është parë më.
Gjermania po shndërrohet në një shtëpi të ujqve. Por kjo nuk gëzon të gjithë njerëzit në këto vise.

Asnjë kafshë nuk ka më shumë miq dhe armiq. Kisha dikur e ka cilësuar ujkun si personifikim të së keqes, ndërsa fëmijët më anë të përrallave janë mësuar që të kenë frikë nga kjo kafshë e egër. Ujku ishte në prag të zhdukjes në Evropën Qendrore, duke u shndërruar në një krijesë gati mitike, e cila ekzistonte vetëm në përralla.

Por nuk ka asnjë justifikim për frikën tonë nga ujqit. Këta grabitqar zakonisht nuk sulmojnë njerëzit, përjashtuar këtu nëse janë të tërbuar. Por tërbimi konsiderohet si i zhdukur në Gjermani.

Por debati për ujqit rrallë herë zhvillohet me argumente logjike-as në Saksoni, e as në vendet tjera, në të cilat ujqit në të ardhmen me gjasë do të sillen nëpër pyje dhe fusha.
Situata në Lasusitz, rajon në jug të Berlinit, shërben si shembull për këtë. Ajo dëshmon se sa janë të papajtueshëm ithtarët dhe armiqtë e ujkut, edhe pas më shumë se një dekade.

Ministri i Ambientit në Saksoni, Frank Kupfer, së fundi ka kumtuar se ujqit në të ardhmen do të bien nën ligjin, i cili rregullon gjuetinë, e që nënkupton se edhe gjuetarët do të jenë përgjegjës për mbrojtjen e kafshëve. Kjo ka hidhëruar ambientalistët, të cilët kanë ndjenjën se gjuetarët nuk janë asgjë tjetër, pos vrasësve potencial të ujqve. Në të vërtetë, që nga koha kur ujqit janë vendosur sërish në Gjermani, shtatë ujq janë vrarë në rajonin e Lausitzit që nga muaji maj.

Gjuetarët nga ana e tyre akuzojnë të ashtuquajturit mbrojtës të ujqve për idealizim të këtij grabitqari. Pas të gjithave, argumentojnë gjuetarët, ligji i ri nuk lejon gjuetarët që të gjuajnë ujq, prandaj statusi i tyre i mbrojtur mbetet i pandryshuar.

Pyetja kryesore mbetet se kush vendos se sa kafshë të egra do të tolerojnë njerëzit, në ambientin e kultivuar dhe të zhvilluar nga ata vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›