Obama në dyshim për fitore

Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje deputetëtve republikanë, që të deklarojnë njëherë e mirë atë çka pronojnë dhe atë cfarë nuk pranojnë nga paketa prej 447 miliardë dollar, e cila do të krijojë vende të reja pune. Rikandidimi i Obamës në nëtorin e 2012 ka përpra shifra të larta të papunësisë, vështirësi ekonomike.
Republikanët kanë kundërshtuar pjesë të planit, por kanë deklaruar gjithashtu se disa pjesë të tjera edhe mund të merren në konsideratë.
"Disa republikanë në kongres kanë thënë se janë dakort me disa pjesë e kësaj paketet e punësimit. Nëse ëshët kështu atëherë është kohë për ta që të më tregojnë cilat janë këto propozime. Dhe nëse janë kundra dua të di cilat pjesë të paketës kundërshtojnë" tha Obama gjatë fjalimit të tij javor në radio
Obama deklaroi se kjo paketë përfshin disa propozime për të cilat demokratët dhe republikat kanë dhënë pëlqimin e tyre kohë më parë. "Tani është koha që kongresi të marrë një veprim të përbashkët dhe të miratojë këtë paketë që unë më pas ta kthej atë në një ligj" shtoi me tej presidenti amerikan.
Përpjekjet e Obamës për miratimin e kësaj pakete janë akoma edhe më të mëdha pasi fati për rikandidimin e tij mbetet pikërsiht në këtë paketë punësimi dhe besimin që mund të falë ajo të populli amerikan.