Problemet me energjinë, Konfindustria thirrje qeverisë

Problemet me energjinë elektrike kanë shkaktuar rreth 28 milion euro dëme vetëm në disa sektorë të industries .Konfindustria ka kërkuar prej qeverisë që të merren masa të menjëhershmë dhe të miratohet kontrata e cila duhet të mbrojë interest e publikut.
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku në një tryezë të përbashkët kërkoi që të krijohet një kontratë profesionale për të dyja palët.
Konfindustria në bashkëpunim me METE organizoi një tryez të rrumbullaket në nivel profesional lidhur me pergatitjen e Kontrates së Furnizimit me Energji Elektrike për bizneset dhe qytetarët.
Në këtë diaskutim ishin të pranishëm përfaqesues të grupeve te interesit. Kontrata e re e furnizimit me energji elektrike është akt ligjor i rëndësishëm për ndryshimin e gjendjes së sotme të papranueshme qartësisht në dëm të konsumatorëve dhe larg standarteve të BE-së.