Obama në zonat e ndotura nga nafta. Thirrje për energji të pastër

Nga gjiri i Meksikës presidenti amerikan Barak Obama bën thirrje për energji të pastër. Presidenti Obama u ka premtuar gjithashtu amerikanëve që jetojnë në Gjirin e Meksikës që plazhet e tyre do të kthehen një një gjendje të pastër. Në takime me banorët dhe biznesmenët dhe i shoqëruar nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, presidenti e kaloi ditën duke vizituar qendrat për reagimet ndaj naftës së rrjedhur dhe të koordinimit në shtetet Misisipi dhe Alabama.
Pasi u informua nga admirali i Rojës Bregdetare amerikane Thad Allen, i cili drejton reagimet nga ana e qeverisë, presidenti tha se ai donte që të gjithë njerëzit në rajon ta dinin është i angazhuar për të siguruar që njerëzit dhe bizneset në rajon të kompensohen siç duhet për demet dhe humbjet që po përjetojnë, duke shtuar se vazhdojnë problemet me procesin e paraqitjes së kerkesave me kompaninë British Petrolium.
Kur janë mbyllur zona të medha të gjirit për peshkim dhe industria po rimekembet nga ndikimet e rrjedhës së naftës, presidenti njoftoi atë që e quajti, një iniciativë gjithpërfshirëse të koordinuar nga disa agjenci për të siguruar që ushqimet e detit nga Gjiri i Meksikës janë të padëmshme për t’u ngrënë. Ai ishte në vizitën e katërt në rajonin e prekur që kur platforma e naftës Deepëater Horizon shpërtheu në muajin prill.
Delina Bitraku
< I mëparshmi