Obama ngre taks forcen per te bllokuar rrjedhjen e informacionit

Presidenti amerikan Barack Obama ka ngritur nje task force per te bllokuar rrjedhjen e metejshme te informacioneve nga zyrat e administrates.
Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve Reuters sipas te ciles njesia e re do te quhet Interagency Policy Committee for Wikileaks.
Objektivi i saj do te jete koordinimi dhe pergjigjia nga agjenci te ndryshme ndaj stuhise se krijuar nga faqja e Julian Assange.
Ne kete menyre Shtetpia e Bardhe synon te perforcoje sigurine dhe te shmange rrjedhjen e dokumentave te tjera sekrete ne te ardhmen.