E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Meta- Fratini: Të angazhuar për kërkesat

Gjatë takimit Frattini vlerësoi progresin e arritur prej Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave dhe rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në kuadër të integrimit të saj evropian.

Ministri Frattini i shprehu zv/kryeministrit Meta vullnetin e Qeverisë italiane për t’a parë Ballkanin Perëndimor si pjesë të Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shprehu bindjen se vendimi për lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë në hapësirën Schengen të Bashkimit Evropian do të merret shumë shpejt gjatë vitit që vjen.

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Meta e siguroi Ministrin Frattini për vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizimi ne vizave dhe i shprehu atij mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme që Italia vazhdon t’i japë Shqipërisë në të gjitha proceset integruese.

Frattini, gjatë fjalës së tij në këtë Ministerial, theksoi rëndësinë e rilançimit të Nismës së Evropës Qendrore, me objektivin e favorizimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian për ato vende anëtare të Nismës që ndodhen ende jashtë tij, nga Shqipëria në Kroaci, nga Serbia në Bosnje-Hercegovinë e në Mal të Zi. Ky ishte mesazhi që Ministri Frattini përcolli në Bukuresht gjatë Takimit të Ministrave të Jashtëm të NEQ-it.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›