E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, nobelist paqeje për rilindjen e shpresës

Presidenti amerikan, Barak Obama, është shpallur fitues i çmimit "Nobel" të paqes për vitin 2009 në një iniciativë që synon të inkurajojë përpjekjet e saponisura të Presidentit amerikan për një mënyrë të re të bërit të politikës ndërkombëtare dhe për rëndësinë e madhe që i ka dhënë ai dialogut të zgjidhjes së konflikteve botërore. Shumë vëzhgues kanë mbetur të çuditur nga zgjedhja e papritur e cila ndodh në fillim të një presidence shumë të vështirë. Një numër i madh liderësh dhe personalitetesh e kanë mbështetur këtë vlerësim, të tjerë e kanë vënë në dyshim. Pasi, sipas tyre, Obama nuk e ka provuar veten ende konkretisht dhe nuk ka ende ndonjë arritje të madhe. Përzgjedhja reflekton në njëfarë mënyre dhe deri diku divergjencat transatlantike në lidhje me Obamën. Jashtë Amerikës ai gëzon shumë më tepër konsideratë se në vendin e tij. Ai është kritikuar si një President që ndjek vetëm axhendën e tij personale. Por është fakt se zgjedhja e tij dhe mënyra se si e ka drejtuar deri më tani politikën e jashtme e kanë përmirësuar shumë imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë. Ndërkohë, puna e Obamës është shumë larg finalizimit dhe këtë e di edhe vetë Presidenti që në fjalën e tij e quajti çmimin një çmim "inkurajues‘ të cilin ai e ndante me të gjithë njerëzit që, sipas tij, përpiqeshin për një botë ndryshe dhe një botë më të mirë. Deri Shumë vëzhgues kanë mbetur të çuditur nga zgjedhja e papritur e cila ndodh në fillim të një presidence shumë të vështirë. Komiteti i Nobelit mori një tërësi prej 205 kandidaturash për "Nobelin" e këtij viti dhe nuk dihet ende se kush apo cili institucion e kandidoi Obamën. "Gjëja më me vlerë e çmimit tonë është se ai i jepet një personi që mund të bëjë shumë për paqen", ka deklaruar Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›