E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, gjenden të vdekur dy bashkëshortët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Bulqizë, ku janë vrarë me armë zjarri burrë e grua. Trupat e pajetë të Bledar dhe Arjeta Bilalit janë gjetur sot në mëngjes në banesën e tyre në lagjen minatori, nga policia e cila u njoftua nga fqinjët. Sipas dëshmive të para, vrasjet kanë ndodhur mbrëmë pas orës 22 00 të mbrëmjes, kur fqinjët e viktimave dëgjuan edhe krismat. Burrë e grua, përkatësisht 29 dhe 25 vjeç, kishin 8 muaj që kishin ardhur në Bulqizë nga qyteti i Shkodrës. Ata kishin blerë një minierë kromi dhe mbrëmë, Bledar Bilali ka shpërndarë një pjesë të rrogave për punonjësit e minierës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorit të krimit të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›